Në Gjermani vazhdon të rëndohet situata me pandeminë. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, vendi ka shënuar mbi 50 mijë raste pozitive me COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Robert Koch.
Kjo është dita e katërt rresht që Gjermania shënon rekord të shifrave ditore. Në 24 orët e fundit janë shënuar 50.196 raste, ndërkohë kanë vdekur 235 pacientë si pasojë e COVID-19.
Instituti ka tërhequr vërejtjen se infektimi në 100 mijë njerëz është rritur nga 232 sa ishte javën e shkuar në 249 këtë javë.
Deri më tash, në Gjermani janë shënuar gati 5 milionë raste të infektimit me koronavirus, ndërkohë betejën e kanë humbur 97.599 qytetarë.