Infermieri i Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që u ther dje me thikë është në gjendje stabile pasi iu nënshtruar një operacionit.
Ai është duke e vazhduar trajtimin mjekësor në QKUK.
Kështu është bërë e ditur pas një vizite të U.D të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Ndërkaq Policia ka njoftuar se personi që dyshohet se ka therur infermierin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar.