Gjendja shëndetësore e dy pacientëve që janë prekur me koronavirus është stabile.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Mbrëmë kam qenë në kujdestari dhe gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”, deklaroi ai.
Ndryshe, dje janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, Qeveria ka vendosur të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.