Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
“HETIM MBI VDEKJEN | Prishtinë 26.06.2022 – 16:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.