Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ”Sabrije Vokshi”në Gjakovë, njofton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Nusret Gjurkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Ai tha se dyshohet që personi potencial për vdekjen e M.R. është vazja e tij e cila është probleme mendore.
“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933”.
“Pranë trupit të viktimës ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962 e cila është me të meta mentale”.
“Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen”.
“Viktima kishte lëndime në kokë dhe dorë, por lëndime kishte dhe vajza, dhe për këtë arsye ekziston dyshimi i arsyeshëm se vrasëse potenciale mund të jetë vajza”.
“E njëjta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzës) I është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh. Trupi i pajetë është dërguar ne IML -e për obduksion”, ka thënë Gjurkaj.