Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë afër shtëpisë së tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar për Paparacin se një person në qytetin e Pjesë është gjetur pa shenja jetë.
Gashi ka thënë se prokurori i rasti ka vendosur që kjo vdekje të hetohet.
“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Vdekja është konstatuar nga Emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhin në vendngjarje për të arritur dhe fakteve”, ka thënë Gashi.
Ai ka përfunduar duke thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.