Gjendet një person i pajetë në Mitrovicë, Policia thotë se është vdekje e dyshimtë

Një person është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Ai ka thënë për Gazetën Express se rasti i viktimës po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Viktima është mashkull, 38-vjeça r.

Zëdhënësi Zahiti ka konfirmuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.