Gjendet një mjet i dyshimtë shpërthyes afër vendit ku po ndërtohet xhamia në Prishtinë

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, në afërsi të vendit ku ka filluar ndërtimi i xhamisë qendrore.

Dyshohet se ky mjet kishte mbetur në këtë zonë para shumë kohësh, ndërsa njësitet përkatëse kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. (dyshohet se është mjet i mbetur para shumë  kohësh në atë zonë ). Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, tha Ahmeti.