Është gjetur në Mal të zi vajza 15 vjeçare nga Prizreni.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi, kanë arritur ta kthejnë në shtëpi Gentiana Mustafën, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja më datë 22 janar.
“E njëjta, nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim”.
Në njoftimin e Policisë në Prizren bëhet e ditur se viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj.