Një person që u raportua i zhdukur në fshatin Baicë të Istogut, është gjetur i vdekur.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.