Një zyrtar policor është gjetur i vdekur në një fshat të Prizrenit, të enjten në mesditë.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe trupin e viktimës e ka dërguar për obduksion me vendim të prokurorit, duke e cilësuar vdekjen e tij si “vdekje e dyshimtë”.
Sipas Policisë së rajonit të Prizrenit, i njëjti ka pasur probleme me zemër vazhdimisht kohët e fundit, porse obduksioni është urdhëruar “për t’i hequr dyshimet” lidhur me vdekjen e tij.