Një person i moshës 78-vjeçare është gjendur pa shenja jete në Prishtinë, në mëngjesin e hershëm të së shtunës.
Lajmin për EO e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të sqaruar në plotësi se si ka ndodhur rasti.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai.