Një person i moshës 64 vjeçar me inicialet A.E dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në një mobileri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli ka bërë të ditur se policia ka pranuar informatën rreth orës 03:00 të mëngjesit.
“Sot në orën 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë tek një mobileri është një rast. Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar. Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje”, ka thënë Veseli.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet.