Gjendet i vdekur një 27-vjeçar në Gjilan

Një person i moshës 27 vjeç është gjetur i vdekur të premten në mëngjes në një shtëpi në Gjilan.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se trupi i pajetë është pa shenja të dhunës.

“Ju njoftoj se sot rreth orës 07:25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës,. i lindur me 1995, me banim në Gjilan. Për rastin është njoftuar prokuroi i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për kryerjen e obduksionit dhe hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, rasti do të trajtohet si “hetim i vdekjes”.