Të martën në orët e hershme të mëngjesit një burrë nga Sankovci i Drenasit është gjetur pa shenja jete në një pyll rreth një kilometër larg shtëpisë së tij.
“Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë