Një person është gjetur pa shenja jetë sot në një depo të biznesit privat, në fshatin Dobërllukë, të Vushtrrisë.
Bëhet fjalë për biznesmenin e njohur nga Mitrovica, Bexhet Uka.
Rastin e kanë konfirmuar nga Policia, duke e cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.
Dyshohet se biznesmeni mitrovicas ka kryer vetëvrasje, duke qenë se hetimet preliminare për motiv kanë pistën e vetëvrasjes.
“Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë konotente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e poashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjajre dhe ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”.
“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë mirëpo do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë policia.