Një grua 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:30 në banesën e saj në Prizren.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia në Prizren rreth orës 13.30 ka marrë informacion se në rrugën ‘Hajdar Shala’ në një banesë gjendet një trup i pajetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga hetimet e para nuk vërehet se viktima ka shenja dhune. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, konfirmoi policia.