Është gjetur personi i cili kishte rënë në një greminë në Bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë Fadil Gashi.
Gashi tha se viktima aktualisht është duke u dërguar për në spital.
“Është sjell me barrelë deri në fshatin Studenicën, për shkak të terrenit të vështirë dhe është e pamundur të shkohet me vetura”, tha Gashi.
“Sipas informacioneve gjendja e tij është e rëndë. Te shohim tutje çka do të ndodhë”, tha ai.