Gjenden armë, granata dore dhe një tromblon në Prilluzhë të Vushtrrisë

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ka gjetur armë në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë i banuar kryesisht me serb.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prilluzhë , ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municionit, kater granata dore, një tromblon”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe Prilluzha është fshat i banuar nga serbët.