Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5,662 testime, nga të cilat 1549 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe gjashtë pacientë që po kuroheshin në spitalet COVID teksa janë shëruar 1,794 qytetarë.
“Tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç“.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë./tvklan