Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nga Covid-19 kanë vdekur edhe gjashtë persona.
Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç)
Po ashtu janë regjistruar edhe 730 raste të reja për 24 orë.
Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes.