Gjashtë të vdekur dhe 185 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1 mijë e 281 testime, 348 të shëruar, 185 raste të reja dhe gjashtë persona e kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga nëntë raste në Kurbin, Lezhë, nga tetë raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, gjashtë në Kamëz, nga katër raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga tre raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga dy raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga një rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34 mijë e 996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve gjashtë qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: Një qytetar nga Tirana, një qytetar nga Peqini, një qytetare nga Lezha, një qytetar nga Fieri, një qytetar nga Kruja, njëShqipëri: Gashtë të vdekur dhe 185 raste të reja me COVID-19 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.