Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte ka bërë të ditur se gjashtë rastet e reja me Covid 19, janë nga komuna e Prizrenit, saktësisht nga fshati Romajë.
Siç bën të ditur IKSHPK-ja, rastet që kanë rezultuar pozitiv, e kanë marrë virusin nga kryefamiljarja, e cila rezultoi pozitiv disa ditë më parë.
Momentalisht në këtë fshat, janë 7 raste me Covid 19, të gjithë anëtarë të një familjeje. Të infektuarit janë prej moshës 3 deri në 66 vjeçare.
Tutje instituti bën me dije se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbikëqyren nga niveli lokal.