Gjashtë të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë në Pejë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për situatën e pacientëve me koronavirus.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë dukë u trajtuar 70 pacientë me koronavirus.

Sipas njoftimit, 20 pacientë janë në oksigjenoterapi, gjashtë janë në gjendje të rëndë ndërsa të tjerët janë në gjendje më stabile, shkruan lajmi.net.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe 14 anëtarë të personelit mjekësor të këtij spitali janë të prekur me koronavirus.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.

Nga këta pacientë 59 të konfirmuar, dhe 11 në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 2 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, kanë qenë 9 lindje, 6 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje dhe të gjitha foshnjet janë të gjinisë femërore.

186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë 27 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione, ndërsa 213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,752 analiza.