Sezoni i festave mund të jetë i mbushur me kënaqësi, por gjithashtu mund të krijojë stres, duke e bërë të vështirë kontrollimin e mënyrës së të ushqyerit.
Healthline ka shkruar se ekspertët e shëndetit kanë shpjeguar gjashtë mite të shpeshta për zakonet që praktikohen gjatë festave, në mënyrë që të ju ndihmojnë njerëzve të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme.
Stresi nuk është i paevitueshëm gjatë festave
Edhe pse sezoni mund të duket i ngarkuar dhe dinamik, është e mundur që stresi të menaxhohet. Doktoresha Laxmi Mehta, kardiologe në Universitetin Shtetëror të Ohio, sugjeron se për të ulur stresin, duhet praktikuar disa teknika relaksuese.
“Frymëmarrja e thellë, joga ose meditimi do të ndihmojnë. Po ashtu, sigurohuni që të flini mjaftueshëm (7-9 orë) dhe vendosni kufij për të mos e tepruar me angazhimet”, ka thënë ajo.
Tejkalimi i vakteve nuk ul marrjen e kalorive
Ndërsa duket e arsyeshme të tejkalohen vaktet e ushqimit për të marrë më pak kalori, kjo mund të çojë në ngrënie të tepërt më vonë.
“Studimet sugjerojnë se tejkalimi i vakteve mund të rrisë rrezikun për vdekje”, ka thënë doktori Daniel Hermann, kardiolog në Memorial Hermann në Houston.
Ai ka shtuar se është më mirë të ndiqet një dietë e shëndetshme dhe e balancuar gjatë gjithë vitit.
Konsumimi i ushqimit me shumë kripë është i dëmshëm
Konsumimi i tepërt i natriumit apo kripës rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe hipertension.
Doktoresha Mehta ka shpjeguar se “kur konsumohen ushqime me shumë krip, mund të shkaktojë grumbullim të ujit në organizëm dhe të rrisë presionin e gjakut”.
Përshtatja me ushqime të freskëta dhe evitimi i ushqimeve te kripura mund të ndihmojë.
Nuk duhet të ndalohen ushtrimet gjatë festave
Edhe pse për dikë mund të jetë e vështirë të qëndrojë aktiv gjatë festave, është e rëndësishme të ruajë nivelin e aktiviteteve fizike.
“Ushtrimet mund të ndihmojë për të larguar mendjen nga ushqimi dhe për të ulur stresin”, ka thënë Mehta.
Ajo ka shtuar se duhet bërë aktivitete fizike ani pse disa festa mund të ndërhyjnë në praktikën e përditshmërisë.
“Më mirë të ecni deri te ndonjë restorant që planifikoni të shkoni se sa të shkoni me veturë”, ka thënë Mehta.
Alkooli i bën dëm shëndetit
Konsumi i tepërt i alkoolit është i dëmshëm për shëndetin e zemrës dhe mund të çojë në shtim peshe. “Në sasi të moderuara, alkooli mund të ketë disa përfitime për zemrën, por konsumimi i tepërt është toksik dhe i lidhur me sëmundje të zemrës dhe obezitet”, ka thënë Herman.
Nëse vendosni të konsumoni alkool, kufizojeni konsumimin dhe zgjidhni pije pa alkool.
Gjumi ndikon në shëndet
Hermann ka theksuar se gjumi është një nga aspektet më të nënvlerësuara të shëndetit
“Jo vetëm që mungesa e gjumit rrit stresin, por gjithashtu ndikon në aftësinë për të marrë vendime të shëndetshme”, ka thënë ai.
Ai ka këshilluar se gjumi duhet të jetë i rregullt dhe i mjaftueshëm dhe duhet kujdesur për zakonet e shëndetshme të gjumit, si shmangia e kafeinës dhe krijimi i një ambienti të qetë për fjetje.