Përgjatë ditëve të nxehta të verës, lodhja dhe dehidratimi mund të jenë më të shpeshta. Prandaj është më rëndësi të konsumohet uji në mënyrë që trupi të qëndrojë i hidratuar. Një ndër pijet më të mira për këtë arsye po konsiderohet të jetë uji me copëza trangujsh.
India.com ka shkruar gjashtë përfitimet shëndetësore nga konsumimi i këtij uji çdo mëngjes.
Uji me tranguj mban në nivelin e duhur hidratimin trupor ani pse duhet pirë tetë gota me ujë në ditë në mënyrë që trupi të qëndrojë i hidratuar mirë. Pasi që trangulli përbëhet nga 95 për qind ujë, konsumimi i kësaj pije do t’i përmbushë nevojat e hidratimit që ka trupi brenda ditës.
Uji me tranguj ndihmon kundër peshës së tepërt sepse trangujt përmbajnë shumë pak kalori. Studimet kanë treguar se ushqimet që përmbajnë shumë ujë dhe pak kalori kanë potencial në uljen e peshës së tepërt trupore. Pra nëse pijet e zakonshme zëvendësohen me një gotë ujë me tranguj, do të ndihmojnë në humbje të peshës.
Uji me tranguj është burim i mirë i antioksidantëve, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike. Trangujt janë të pasur me antioksidantë si vitamina C, beta karoteni, fosfori e kalciumi.
Uji me tranguj mund të ulë presionin e lartë të gjakut. Konsumimi i ushqimit me shumë kripëra dhe kalium mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut. Pirja e ujit me tranguj balancon nivelin e kripërave e të kaliumit në organizëm, gjë që e ulë presionin e lartë të gjakut.
Uji me tranguj pastron lëkurën dhe i jep shkëlqim pasi mbush organizmin me vlera ushqyese.
Uji me tranguj ndihmon kundër sëmundjes së kancerit sepse trangujt përmbajnë një element kimik që quhet curcubitacin dhe një grup vlerash ushqyese që kanë veti antikancerogjene.
Për përgatitjen e këtij uji duhet të priten trangujt në copëza, të shtohen në ujë, të kombinohen me gjethe mente dhe të lihen të qëndrojnë në frigorifer për pesë orë.