Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte therur me thikë vëllanë e tij.
Sipas policisë rasti ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje në mes tyre.
Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.