Matthias Ginter ende nuk e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Borussia Moenchengladbachut, ndërsa për qendërmbrojtësin interesim për një kohë të gjatë kishte shprehur Interi. Kontrata e Ginterit skadon në fund të këtij sezoni.
“Gazzetta dello Sport” dhe “Calciomercato”, kanë shkruar të mërkurën se reprezentuesi i Gjermanisë e ka refuzuar skuadrën italiane.
Mediat italiane kanë shkruar se ai tashmë ka zgjedhur Bayern Munichun, dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore e refuzimit të ofertës së Interit. Shtatlarti i Gladbachut sivjet ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat.