Marina dhe Geti kanë postuar foton e parë të vajzës së tyre, pasi dje ata u bënë prindër për herë të parë.
Moderatorja dhe reperi janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë emëruar Marget, shkruan lajmi.net.
Si duket emri vie nga shkurtesat e emrave të çiftit.
Sot të dy kanë postuar foton e parë të vajzës pas lindjes.
‘Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI 24/11/2021’, kanë shkruar të dy në rrjetet e tyre sociale.