Dyshja e njohur, Getoar Selimi dhe Majk, gjithmonë dinë të surprizojnë fansat e tyre.
Ditë më parë ata bënë të ditur se do të bashkojnë forcat për të sjell bashkëpunimin e radhës.
Në një postim në rrjetin social Instagram, palët kanë ndarë imazhe nga projekti i ri, duke lajmëruar se është publikuar në platformat digjitale.
“Hajde te baba”, mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës u përkujdesën producentët Rrzon dhe BigDeal Records.
Në klipin e realizuar nga Imagine, Selimi dhe Majk shihen të veshur me plot stil, duke marrë vëmendje të madhe.
Ajo çka u vu re ishte emri i tyre që vendosën t’i bashkonin, duke u prezantuar kështu në publik si ‘GeasyMajk’.