Gërxhaliu: Të ngrihet akciza në importin e naftës për 3 deri në 6 muaj

Eksperti i ekonomisë dhe ish-keyetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se duhet të ngrihet akciza në importin e naftës për tre deri në gjashtë muaj.

Ai ka thënë se shtete të shumta kanë marrë hapa konkret për të ulur efektet negative të krizës ekonomike, në veçanti për importin e produkteve strategjike dhe të atyre bazike apo elementare.

“Në Kosovë kemi një dukuri ku Qeveria promovon rritje të të hyrave buxhetore në aspektin financiar falë ngritjes së çmimeve dhe inflacionit por nuk tregon për rënie të importeve në aspektin sasior apo volumit për afër 9 për qind. Kjo situatë është shqetësuese sepse paralajmëron tkurrje ekonomike për vendin. Një problem aktual në Kosovë është çmimi i lartë i naftës së importuar, prandaj duhet shteti të reflektojë me ngrirje të akcizës për importin e naftës për 3 – 6 muaj siç kanë vepruar Gjermania, Kroacia, Mali i Zi dhe vende të tjera”, ka shkruar Gërxhaliu.

Ai ka thënë se pakënaqësia e bizneseve po rritet por edhe trendet ekonomike janë alarmante në qoftë se vazhdohet kështu.