Shkruan: Safet Gërxhaliu
Se ka pasur keqpërdorime me grante dhe subvencione ndër vite në Kosovë është e njohur dhe nuk është risi.
Se kanë përfituar grante dhe subvencione më shumē ata qē nuk i kanë merituar sesa ata qē i kanë merituar edhe ky është realitet i hidhur ku drejtësia duhet ta jap verdiktin e vetë.
Duhet denuar ato kompani që marrin grande për biznes e nuk kanë fare biznes dhe ato mjete shpenzohen në vetura të shtrenjta dhe jetë luksoze dhe jo në zhvillim ekonomik, prodhim, punësim apo mirqenje sociale.
Por rasti i mbështetjes me grant për kompaninë IRON CONSULTING L.L.C., që i përket z. Naim Huruglica, është një shembull i qartë i mënyrës se si duhen mbështetur bizneset e mirëstrukturuara dhe shembullore në fushën e bujqësisë.
Kjo kompani, e cila ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2014, ka ndërtuar një pemishte model me sipërfaqe prej 12 hektarësh në një zonë të vështirë malore, në lartësi mbidetare prej 1000 metrash, dhe ka kontribuar vazhdimisht në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe bujqësisë kosovare.
Përtej thashethemeve dhe akuzave të pabazuara, faktet janë të qarta:
Transparenca dhe legjitimiteti i grantit për IRON CONSULTING L.L.C. bazohet në fakti se është një kompani me përvojë dhjetëvjeçare në prodhimin e pemëve drufrutore, duke përfshirë furnizimin e tregjeve vendore dhe të huaja me fruta cilësore. Deri më tani, kjo kompani ka operuar kryesisht me vetëfinancim dhe kredi bankare, duke mos përfituar nga fondet publike për 8 vite me radhë (përveç subvencioneve që i takojnë çdo fermeri që plotëson kriteret ligjore). Mbështetja e ofruar nga Ministria e Bujqësisë këtë vit ka ardhur pas një vlerësimi të drejtë dhe profesional të kapacitetit dhe potencialit të kësaj kompanie.
Gjatë këtyre viteve, kompania ka siguruar vende pune për shumë punëtorë të rregullt dhe sezonalë, duke paguar mbi 30,000 euro paga vjetore. Për më tepër, kjo pemishte ndodhet në një zonë kufitare me Serbinë, ku përveç sfidave klimatike dhe infrastrukturore, ka pasur edhe rreziqe sigurie. Përkundër këtyre sfidave, kompania ka vazhduar prodhimin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë.
Vetëm në vitin 2024 kjo kompani ka arritur të prodhoj rreth 200 tonë produkte cilësore, me një parashikim që ky prodhim të rritet në 500 tonë në vitin tjeter.
Pse goditet një shembull suksesi?
Është për të ardhur keq që në vend të mbështetjes, përballë z. Huruglica i cili ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në fushën e prodhimit, shpesh ngriten zëra kritikë dhe të pabazuar. Z. Naim Huruglica, me një përvojë të pasur si ish-udhëheqës i Doganave të Kosovës dhe një njeri që gjithmonë ka punuar me integritet dhe vizion, po e dëshmon veten edhe në sektorin privat e në veqanti në prodhim vendor.Kosova është shëndrruar nē një shoqëri të mvarur nga importi e eksportet bazohen në mbeturina metalike!
Mbështetja për kompaninë IRON CONSULTING L.L.C. është plotësisht e drejtë dhe meriton të vlerësohet si një hap i duhur nga Ministria e Bujqësisë. Z. Naim Huruglica duhet të mirret si shembull i menaxhimit të mirë si aspektin e sektorit publik e poashtu edhe nē atë privat e njēherit duhet të shërbejë si model edhe për gjeneratat e reja se si të motivohen për orientim në sektorit privat e në veçantinë prodhim.
Gjithmonë kam thënë ne në Kosovë të gjitha i falim por suksesin njëri tjetërit nuk ia falim.
Para se tē mendoni tē mē sulmoni e ofendoni ju lutem së pari ta vizitoni pemishten e IRON CONSULTING L.L.C, në fshatin Zajçes të Kamenicës e pastaj depon për ruajtjen e pemëve dhe shikoni dinamiken e ngarkimit të transportuesve me pemë ” Made in Kosova ” për eksport.
Le të flasin faktet dhe argumentet e jo emocionet dhe momentumi politik dhe revanzhizmi ndërpartiak.