Gerxhaliu: Përqindja e Vërtetë e Papunësisë në Kosovë është shqetësuese dhe më shumë se 4%

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Edhe pse jemi në procesin e zgjedhjeve në heshtje në vitin e ardhshëm duhet të kemi etikë dhe moral në të dhënat statistikore.
Se në politikë dhe në luftë për pushtet nuk ka moral po bondemi çdo ditë e më shumë.
Të thuhet se në Kosovë shkalla e papunësis është 4% është thjeshtë hipokrizi e kohēs.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, popullsia e përgjithshme e Kosovës arrin në 1,560,000 banorë, nga të cilët 1,174,836 janë mbi moshën 18 vjeç. Në këtë grup, 425,499 persona janë të punësuar në sektorin publik dhe privat, ndërsa 85,000 të tjerë janë të vetëpunësuar në ndërmarrje mikro apo start-up-e që nuk janë të regjistruara formalisht si punësim. Po ashtu, 71,000 persona janë studentë në Kosovë që ndjekin institucionet publike dhe private të arsimit.


Megjithatë, një problem shqetësues është se statistikat zyrtare shpesh manipulohen për të dhënë një pamje jo të plotë të tregut të punës në vend. Kur merren parasysh të gjithë këta faktorë, del se numri i të papunëve është rreth 559,337 persona, duke e çuar përqindjen e papunësisë në një shifër alarmante prej 38%.
Ndërkohë, raportimet zyrtare shpesh nuk reflektojnë realitetin e përditshëm. Për shembull, sipas Barometrit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), papunësia në Kosovë raportohet të jetë vetëm 4%, bazuar në një mostër prej 1,000 personash të anketuar. Kjo shifër ngre shumë pikëpyetje rreth metodologjisë së përdorur dhe nuk mund të merret si tregues për të gjithë vendin, pasi është përqendruar në një mostër të kufizuar.
Ekziston mundësia që ky hulumtim të jetë kryer vetëm në Prishtinë, ku papunësia është më e ulët në krahasim me pjesët e tjera të vendit. Kjo sjell një shtrembërim të realitetit, duke prezantuar një situatë më optimiste sesa është në të vërtetë. Nëse një sondazh i tillë do të kryhej në një zonë më të gjerë jashtë kryeqytetit, shifrat e papunësisë do të ishin shumë më të larta, ndoshta deri në 10 herë më të larta se ato të raportuara.
Prandaj, është e nevojshme që institucionet të përqendrohen në hartimin e politikave që adresojnë realitetin ekonomik të vendit dhe që punojnë për uljen e papunësisë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke mos u mbështetur vetëm te sondazhet e kufizuara që nuk përfaqësojnë gjendjen e përgjithshme dhe rele të popullsisë.
Distanca dhe aroganca e pushtetit përball sektorit privat nuk garanton punësim.
Mungesa e stabilitetit politik dhe sankcionet e Bashkimit Evropian nuk sjellin investime të huaja.
Rritja e konsumit dhe e importeve varfëron dhe e shëndrron shtetin të mvarur nga importi.
Ekonoma duhet ta udhëhiqet nga ekspertiza shkencore dhe jo nga politika dhe politikanët.