Gërxhaliu: Padrejtësia ndaj Menderes Ibrës, motivim i të rinjve për rreshtim politik dhe largim i profesionistëve nga Kosova

Se padrejtësitë në Kosovë sa i përket punësimit të ekspertëve të fushave të ndryshme dhe caktuara nuk kanë ndalur po bindemi çdo ditë.

Rasti më eklatant që ka ndodhur kohët e fundit është ai kandidatit Menders Ibra, për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, për të cilën në procesin e rekrutimit ishin të kyçur edhe britanikët dhe që z.Ibra e kishin vlerësuar me më së shumti pikë.

E njoh personalisht vlerën z.Menderes Ibra, njërit nga kandidatët u cili doli i pari në renditje dhe ka dëshmuar se ka qenë dhe është profesionist. Kam menduar se një gjë të tillë nuk do ta përjetoj sepse premtimet paska kanë qenë të kota se vetëm njerëz profesional  do të zgjidhjen në pozitat kyçe.

 Z.Menderes Ibra është një vlerë intelektuale, me një traditë dhe i dëshmuar në kohë. Ai mund të mbahet mend në detyrat që i ka pasur, në veçanti në kohën kur në Kosovë, funksionin institucionet e përkohshme vetqeverisëse të Kosovës, kur kryeministër ka qenë Bajram Rexhepi. Kontributi i tij në forcimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Bujqësisë ka qenë vërtet parimor dhe falë angazhimit të tij, si sekretar permanent e kemi këtë ministri. Në atë kohë  ministër ka qenë z.Bogdaniviq, i cili ka qenë një lojtar për të bërë autogola dhe jo për të mbështetur Kosovën. Të mos zgjidhet një person i tillë i cili ka pasur vlerësime të larta ndërkombëtare dhe vendore është një mëkat për ardhmërinë e Kosovës dhe për një sektor strategjik, çfarë është bujqësia.

Kam menduar se rasti i guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të jetë rasti i fundit diskriminues që përkundër asaj që në kohë të krizave e udhëhoqi BQK-në, edhe gjatë pandemisë Covid19, edhe gjatë pandemisë ekonomike, e mbi të gjitha pas asaj që ka  ndodhur me luftën në Ukrainë, një njeri të tillë dhe me atë bagazh intelektual dhe profesional, i verifikuar dhe i vlerësuar nga instancat më të larta botërore, qoftë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe të mos futet të paktën në listë për tu votuar në Kuvendin e Kosovës, për guvernator është mjerimi dhe vdekje e shpresës në Kosovë. Nëse Komisioni i Buxhetit i Kuvendit të Kosovës, sot do të rekomandojë shtimin e emrave të ri në listë për guvernator, do të përmirësonte një gabim fatal të Panelit të BQK-së që bëri me mos futjen e z.Fehmi Mehmetit në listë.

Ajo që ndodhi me zotin, Menderes Ibra është shqetësuese dhe kam drojen se qasja e tillë ndaj vlerave intelektuale do të jetë një motiv për zhgënjim i të rinjëve të Kosovës  dhe një mesazh  që të orientohet më tepër në politizim dhe jo në profesionalizim. Në fund të fundit në qoftë se nuk do të jenë pjesë e politikës dhe do të jenë të anashkaluar, lind pyetja: Si do të ketë ardhmëri këtu për të rinjtë dhe ua mbetet atyre rruga e vetme largimi i të rinjve dhe profesionistëve, e që si duket po u konvenon qarqeve politike por edhe armiqësore të Republikës së Kosovës!

Shteti është shtëpia e të gjithë qytetarëve e jo vetëm militantëve partiak e politik!