Institucionet e Kosovës duhet të fillojnë që sa më shpejt rihapjen ekonomisë pas COVID-19 dhe të ndihmojnë bizneset private, pasi që ato janë shtylla kryesore e buxhetit të Kosovës.
Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, tha se pandemia ka goditur shumë të gjitha sferat ekonomisë në vend.
“Janë goditur shuam të gjitha sektorët në Kosovë, janë disa sektor që tani për tani janë goditur direkt. Është goditur gastronomia, është goditur ndërtimtaria”, tha ai në RTK.
Për masat që i ka marr Qeveria e Kosovës, ai vlerësoi se janë disa hapa pozitiv.
“Këto mjetet që i ka dhënë qeveria, më shumë janë ndihma sociale. Duhet më shumë përkrahje të direkte në ato fusha që kanë nevojë”, theksoi Gërxhaliu.