Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, i ka dhënë disa rekomandime të cilat sipas tij Kosovës ia garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Ai tha se si kornizë kohore për të pasur Kosova sukses ekonomik deri ne vitin 2026, nëse investon në fushat të cilat sjellin hapjen e vendeve të punës e benefite financiare, shkruan www.gazetastop.com
Postimi i plotë i tij:
Mos zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ketë efekte negative ekonomike, sociale por edhe katastrofë demografike.
Zhvillimi ekonomik i garantuar për Republikën e Kosovës deri në vitin 2026!
1.Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 600 MWh energji elektrike dhe avancohet investimi në energji të ripërtërishme!
2.Të nderohet me urgjencë një shkritore e metaleve në Stan Tërg në kuadër të Kombinatit Trepça dhe xehet e Kosovës të mos eksportohen si mbeturina por si produkte finale apo gjysmë finale me vlerë shumë të shtuar!
3.Të investohet në Fabrikën e Akumulatorëve apo baterive për auto industri pasi që Kosova dhe xehet e saja posedojnë 3/4 e xeheve që gjenden në sistemin periodik të elementeve kimike të Mendelijevit!
4.Digjitalizim i avancuar në çdo aspekt!
5.Edukim, edukim dhe vetëm edukim!
Të gjitha këto projekte dhe objektiva strategjike mund të arrihen me sundimin e rendit dhe ligjit që Kosovës është duke i munguar!
Mos zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ketë efekte enorme negative ekonomike e sociale por edhe katastrofë demografike.