Ka kohë që ekspertë të ekonomisë në Kosovë nuk janë pajtuar me qendrimin e institucioneve se Kosova ka vetëm 380 milionë euro eksporte të mallrave dhe shërbimeve në vitin 2019. Kjo e dhënë minore e ka dëmtuar Kosovën në shumë dimensione e në veçanti imazhin e saj sepse në rrethana normale, ky duhet të ishte eksporti i një kompanie dhe jo i një shteti.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar më parë se qëndrimi insituconal nuk është i sakt sa i përket këtyre statistikave dhe se në Kosovë, statistika jep rezultate të sakta të të dhënave të gabuara që po e dëmton Kosovën. “Kosova është eksportuesi permanent i koncentratit të “Trepçës”, thëngjilit, energjisë elektrike, xeheve të Ferronikelit dhe shërbimeve të tjera. Në të njëjtën kohë Kosova ka afër 70 mijë ndërmarrje të regjistruara private dhe prej tyre janë të paktën 10 Top ndërmarrje që arrinë eskportin e mbi 100 milionë euro për një vit dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe shërbimet e eksportuara në IT e vërteton atë se Kosova eskporton më tepër se dy miliardë euro, siq ka thënë rasti me vitin 2019 dhe me trende positive edhe në vitin 2020 edhe pse në kohë pandemike”, tha ai.
Ai deklaroi se në eksportin modern indikatori kyq nuk janë vetëm mallrat, por më tepër shëbrimet në forma të ndryshme, në veqanti IT. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu mendon se përpunimit të dhënave makro dhe mikro ekonomike duhet t’i kushtohet një rëndësi e veqantë, sepse janë të rëndësisë së pakontestuar ekonomike, në veqanti kur hartohen strategji, studime fizibiliteti, apo edhe projekte të ndryshme ekonomike .
”Prandaj vlerësohet lartë profesionalizmi dhe performanca e Bankës Qendrore të Kosovës në përpunimin e indikatorëve ekonomik dhe duhet të mbështetet ideja dhe propozimi që BQK-ja të krijojë një department të veçantë për këto analiza me qëllim të grumbullojë, të përpunojë, të memorojë dhe në kohë e vend të caktuar t’i distribuojë duke mbajtur përgjegjësi institucionale”, tha ai.