Gërvalla: Ambasadorët e rinj do të emërohen në javët në vijim, do të bëjmë reforma në shërbimin diplomatik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një adresim në faqen e saj në Facebook, presidentja Vjosa Osmani, ka miratuar dekretet për lirimin e ambasadorëve politikë gjatë ditës së djeshme.

Sipas saj shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik.

“Ministria Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konsultim me kryeministrin, i ka propozuar presidentes Vjosa Osmani të miratojë dekretet për lirim nga detyra dhe tërheqjen nga misioni diplomatik të gjithë ambasadorët të emëruar politikisht. Presidentja Osmani dje ka nxjerrë dekretet duke vepruar në përputhje me propozimin. Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht është bërë në frymën e programit qeverisës të miratuar, ku parasheh reformimin e shërbimit diplomatikë të Republikës së Kosovës dhe respektimin e ligjit”, tha Gërvalla

“Ky vendim krijon hapësirën e domosdoshëm dhe përmbushjen e obligimit ligjor që se pakur 50 për qind e emërimeve të ambasadorëve të jenë nga anëtarë të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës”, shtoi tutje Gërvalla.

Ministrja Gërvalla tha se vazhdojnë edhe me vendime tjera sa i përket shërbimit diplomatik, teksa bëri të ditur se përzgjedhje e ambasadorëve të rinj do të bëhet javëve në vazhdim.

“Çdo ministri është e detyruar të përmbush detyrimet ligjore dhe të respektoj ligjet e vendit. Në javët në vijim do të bëhet përzgjedhje e ambasadorëve dhe shefave të misioneve të rinj, si dhe do të vazhdojë reforma në rrjetin tonë të ambasadave duke respektuar kriteret e standardeve ndërkombëtare. Reforma është e vonuar, kjo po përgatitet në mënyrë serioze dhe profesionale, është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Gërvalla

Ndryshe, ambasadorët e liruar nga detyra janë: Shpend Kallaba – Ambasador në Hungari, Lirim Graiçevci – Ambasador në Holandë, Gëzim Kasapolli – Ambasador në Kroaci, Ylber Hysa – Ambasador në Mali të Zi, Avni Kastrati – Ambasador në Slloveni, Mimoza Ahmetaj – Strasburg, Gjergj Dedaj – Ambasador në Maqedoninë e Veriut, Avni Arifi – Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Ahmeti – Ambasador në Katar, Hajdini Abazi – Ambasador në Australi, Arbër Vllahiu – Ambasador në Pragë, Afrim Nura – Konsull i Përgjithshëm në Mynih, Qëndrim Gashi – Ambasador në Francë, Nait Hasani – Shqipëri dhe Esat Brajshori – Konsull i Përgjithshëm në Zarë.