Shkruan: Safet Gërxhaliu
Në vitet e fundit, Kosova po përballet me një paradoks, ky qeveria e Kosovës subvencionon qytetarët për blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje, ndërsa vendi përjeton krizë të theksuar energjetike dhe ngritje të çmimeve të energjis elektrike.
Kjo politikë, në vend që të zgjidhë problemin, përkeqëson situatën duke rritur konsumin e energjisë dhe varësinë nga importet e shtrenjta.
Gjatë dimrave të kaluar, Kosova ka përjetuar reduktime të energjisë që kanë prekur rëndë qytetarët dhe ekonominë e në veqantisektorinprivat.
Me temperaturat e ulëta që parashikohen, rritja e konsumit të energjisë do të kërkojë blerje më të shtrenjta nga jashtë. Kjo politikë duket e qëllimshme, duke shkuar në favor të disa akterëve vendor e rajonal dhe që thellon varësinë energjetike të vendit nga importet e shtrenjta.
Derisa shtetet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë është luftuar për investime në burime energjetike për prodhim deri edhe në ndertimin e centraleve bërthamore në Kosovës që nga pas lufta më shumë është investuar për të penguar ndertimin e kapaciteteve të reja energjetike sesa për të shfrytëzuar resurset natyrore që posedon Kosova.
Në vend që të investojë në alternativa të qëndrueshme si prodhimi i peletit, qeveria shkatërron një industri vendore që ka filluar të lulëzojë, duke favorizuar pajisje të importuara për ngrohje me energji elektrike. Kjo jo vetëm që dëmton industrinë e prodhimit të peletit në vend, por edhe rrit deficitin tregtar të Kosovës. Prodhimi i peletit në vend ka potencial të madh për të ulur varësinë nga importet dhe për të krijuar një cikël ekonomik të brendshëm. Megjithatë, qeveria nuk duket të ketë një plan për uljen e këtij deficit tregtar, duke e thelluar atë edhe më tej.
Në një kohë kur vendet e tjera përpiqen të ulin varësinë energjetike dhe të mbështesin industritë vendore, Kosova po ecën në drejtimin e kundërt.
Nëse kjo politikë nuk ndryshon, qytetarët dhe ekonomia e Kosovës do të përballen me sfida të mëdha në këtë dimër por edhe në vitet që vijnë.