Ajo qenë duke publikuar imazhe të ndryshme gjatë qëndrimit në një jaht luksoz.
Por, e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina ka vendosur të ndajë edhe disa fotografi të tjera ndërsa shihet së bashku me familjen e saj, shkruan Daily Mail.
26-vjeçarja është parë e veshur me bikini, ndërsa pranë saj qëndronin futbollisti i njohur dhe katër fëmijët e tyre.

Përkundër postimeve të tjera nga jahti luksoz, Gerogina është shfaqur më e lumtur në krah të pjesëtarëve të familjes.
Në një tjetër, duket se bukrushja brune është duke pasur kohën e saj më të mirë të mundshme, gjatë pushimeve në Itali.

Sidoqoftë, më parë është raportuar se Ronaldo dhe Georgina janë duke paguar 33 mijë euro qira në javë, për të qëndruar në jaht.