Genta duket krejt ndryshe pasi ndryshoi dukjen.
Genta Ismajli ditë më parë vendosi të ndryshojë dukjen në mënyrë drastike, duke u bërë bjondinë.
Së fundi, ajo ndau me ndjekësit një fotografi të shkrepur në veturë, në të cilën mezi njihet pas atij ndryshimi që e bëri.
Këngëtarja dukej elegante e veshur me një xhaketë të bardhë e bluzë të zezë, ndërsa mbante edhe syze dielli.
Genta Ismajli po shijon lidhjen me turkun Huseyin Usta, ndërsa nuk janë të pakta fotografitë që i ndan vazhdimisht pranë tij.
Sa i përket projekteve muzikore, artistja ka kohë që ka paralajmëruar një këngë të re, por ende nuk është publikuar.