Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka një ndjekje relativisht të madhe në rrjetet sociale.
Ajo është shumë aktive dhe ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Viteve të fundit, postimet e saj më të shpeshta janë ato me të dashurin e saj, biznesmenin e njohur turk Huseyin Usta.
Mirëpo së fundmi, këngëtarja nga Gjilani publikoi fillimisht një video, nga ku më pas u pendua dhe e fshiu menjëherë.
Bëhet fjalë për një video ku ajo shfaqet me bikini e shtrirë në kuzhinë, teksa bën lëvizje provokuese.
Videoja në fakt është publikuar në llogarinë e përbashkët të çiftit në Instagram, por që më pas nuk dihet se për çfarë arsye u fshi.
Sido që të jetë, Genta shquhet për lëvizje të tilla provokuese qoftë në videot e ndryshme në rrjetet sociale apo paraqitjet në klipet e saj.