Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka hedhur kritika ndaj deputetit të kësaj partie, Agim Veliu, shkruan Gazeta Stop.
Muhaxheri e ka quajtur Veliun, person që “mendon vetëm për vete” dhe se i ka bërë dëme Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Pejës, tha se ia ka tërhequr vërejtjen Veliut, në momentin kur ka vendosur të lë postin e kryetarit të Podujevës, për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme.
Madje, siç thotë Muhaxheri, Veliu i është imponuar ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
“Kjo është ajo energjia e keqe, që fola më herët. Unë ia kam tërhjekur vërëjtjen zotërit Veliu, që mos ta lë postin e kryetarit të Podujevës për t’u bërë ministër. Por, ai mendojke vetëm për vete. Edhe ju imponojke kryetarit Mustafa. Shikoni se çka na ndodhi“, tha Muhaxheri në Debat Plus.