azmend Hoxha është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Ky vendim u mor më 8 mars, në mbledhjen e Qeverisë, e cila miratoi rekomandimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për ta zgjedhur atë në krye të Policisë.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, tha në mbledhjen e ekzekutivit se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, prej të cilëve tre kanë hyrë në listën e ngushtë.
Veç Hoxhës, në garë ishin edhe Granit Fetahu dhe Bahri Shala.
Në gusht të vitit të kaluar, drejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, dha dorëheqje nga ky post. Arsyeja e dorëheqjes lidhej me “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçarjeje në Prishtinë.
Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të Përgjithshëm, Fehmi Hotin, zëvendësdrejtor i PK-së.