Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatëve të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe tre deputetëve të Vetëvendosjes Fitore Pacolli-Dalipi, Drita Millaku (tani ish-deputet e VV-së), dhe Salih Zyba.
Kjo u konfirmua përmes një përgjigje për Klankosova.tv.
Me këtë rast është vërtetuar vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Gjykata e Apelit e Kosovës, ka marrë aktvendim, përmes së cilit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Xh.S., F.P.D., D.M. dhe S.Z., duke e vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.2470/19, të datës 06.06.2024”, thuhet në përgjigje.