Merita Miftari, gazetare në Gazetën Express, ka fituar çmimin për raportimin e përgjegjshëm gjinor për të drejtat pronësore të grave, në ceremoninë e ndarjes së “Çmimeve vjetore të Gazetarisë 2024”.
Gazetarja Merita Miftari është vlerësuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me partnerët e tij.
Në fjalën e saj, para të pranishmëve gazetarja Miftari falëndëroi jurinë për vlerësimin dhe uroi që ky hulumtim të jetë frymëzim për gratë dhe vajzat që ndodhen në situatën e përjashtimit nga trashëgimia.
Gazetarja Miftari në hulumtimin e titulluar, “Beteja ligjore e katër motrave për trashëgimi, padisin vëllezërit që shitën pronën e përbashkët, njëra kërcënohet – rasti po u zvarritet”, vë në pah faktin e padrejtësive që hasin gratë në Kosovë kur bëhet fjalë për të drejtat pronësore. Ky proces ka qenë i gjatë dhe i vështirë, pasi njëra nga to është përballuar me kërcënime dhe pengesa nga vëllëzërit. Me pengesa edhe nga institucionet që e kanë zvarritur çështjen.