Gazetarja Albulena Mavraj fiton çmimin e parë për gazetari në energji dhe ambient

Gazetarja e ekonomisë në gazetën “Epoka e re”, Albulena Mavraj, ka fituar çmimin e parë për gazetari në energji dhe ambient me shkrimin “Kosova, deponi mbeturinash minerare që përhapin helm”.

Ky çmim është ndarë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, në kuadër të programit për gazetarët në energji dhe ambient.

Shkrimi “Kosova, deponi mbeturinash minerare që përhapin helm” ka trajtuar mbetjet minerare të cilat gjenden në ndërmarrjen “Trepça” tash e disa dekada.

Me këtë rast, drejtoresha ekzekutive e PIPS-it, Leonora Kryeziu, ka thënë se ky shkrim ka përmbushur kriteret e përcaktuara nga kjo organizatë.

Ajo ka deklaruar se shkrimi “Kosova, deponi mbeturinash minerare që përhapin helm” jep opsione për trajtimin e mbetjeve minerare.

“Arsyet se pse i është dhënë çmimi i parë, Albulena Mavrajt është sepse shkrimi i saj jap opsione për trajtimin e mbetjeve nga këndvështrime të ndryshme si në aspektin e vlerësimit monetar, trajtimit mjedisor, shitjen dhe trajtimin e tyre me teknologjinë më të re”, është shprehur Kryeziu.

Në kuadër të programit për gazetarët në energji dhe ambient, PIPS-i ka ndarë edhe çmimin e dytë dhe të tretë. Çmimin e dytë e ka fituar gazetarja Dafina lata, ndërsa të tretin gazetarja e “Ekonomia sot”, Albulena Avdiu.

No description available.