Gazetari Arben Ahmeti, është pronari i ri i televizionit Rrokum TV.
Lajmin e ka bërë të ditur ish pronari i këtij televizioni, Migjen Kelmendi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Me kete foto te çastit, e permbylla me studentin dhe mikun tem Arben Ahmeti, marreveshjen per kalimin e pronesise dhe pergjegjesise te Televizonit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV te ai.
Arbeni sot ka arrite me ndertue nji profil publik dhe ka deshmue se ka potencial me i pri nji mediumi, ashtu si arriti bashke me koleget e tij me pasunue spektrin medial me TV Dukagjini.
Pokeshtu jam i bindun se me projektin e tij te ri, ka me qene nji nga mediumet qe ka me i dhane tempo e profesionalizem hapsines mediale ne Kosove! I uroj sukses!”, ka shkruar Kelmendi.