Gavi e Dembele do t’i vazhdojnë kontratat me Barcelonën

Xavi Hernandez do ta nisë sot epokën si trajner te Barcelona. Si hap i parë i tij do të jetë vazhdimi i kontratave me Pablo Gavin dhe Ousmane Dembelen. Po ashtu do t’i ofrohet kontratë e re edhe Ronald Araujos, bën të ditur “Goal.com”.

Ndërkohë Barcelona po synon që në afatin kalimtar të janarit ta transferojë një sulmuesi.

Xavi te Barcelona e ka zëvendësuar Ronald Koemanin.