Gatronomët: Nëse nuk hapemi më 18 prill, pason protesta

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar pas raportimeve se masat antiCOVID mund të vazhdojnë edhe pas 18 prillit.

Kllokoqi paralajmëroi protesta nëse nuk hapet gastronomia më 18 prill.

“Më 18 prill nëse nuk hapemi pason protesta”, tha shkurt ai.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që gastronomia të mbyllet nga 7 deri më 18 prill por iu lejohet shërbimi “take-away”.